Teksa vdekjet nga koronavirusi në botë po i afrohen shifrës prej 1 milion, eksperti kryesor i Shteteve të Bashkuar për sëmundje ngjitëse, ka paralajmëruar kundër uljes së përpjekjeve për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar amerikan për Alergji dhe Sëmundje Infektive, u bëri thirrje njerëzve që ta kujtojnë se kjo ka një fund dhe se ne duhet të durojmë edhe pak derisa shkencëtarët të zhvillojnë një vaksinë kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi i ri. Ajo çfarë ne nuk duam është që të detyrohemi të izolohemi nëse njerëzit nuk respektojnë rregullat kundër pandemisë dhe rastet e reja rriten, tha ai. Që prej se rastet e para me koronavirus u shfaqën në Kinë vitin e kaluar, në mbarë botën janë infektuar 32.4 milionë persona. Deri më tani, të paktën 985,000 persona kanë vdekur, thuhet në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins. Megjithatë, shifrat reale të të infektuarve dhe të viktimave besohet se janë më të larta. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tha më 25 shtator se zhvillimi i një vaksine potenciale kundër koronavirusit, kërkon edhe disa muaj. Andaj, sipas kësaj organizate, deri atëherë, vdekjet nga ky virus mund të arrijnë në 2 milionë ose më shumë, nëse nuk ndërmerren hapa për të ulur lakoren e infektimeve. Sigurisht që është e paimagjinueshme, por nuk është e pamundur, sepse nëse shohim se si ne humbën 1 milionë persona (nga koronavirusi) për 9 muaj dhe më pas shohim realitetin e zbulimit të vaksinave në 9 muajt e ardhshëm, është një detyrë e madhe për të gjithë të përfshirët në këtë, tha Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit për emergjenca shëndetësore të OBSH-së. Rritja e numrit të viktimave dhe të të infektuarve, sipas Ryan, mund të shmanget. Ai shtoi se masat si mbajtja e higjienës, mbajtja e maskës, e distancës janë të domosdoshme. Zyrtari i OBSH-së shtoi se testimet e shumta dhe karantinimi janë të domosdoshme.
Pasojat e Covid 19, ja parashikimi i OBSH
Horoskopi ditor për nesër, e Martë 10 Mars 2026
Dashi
Dashuria gjatë kësaj periudhe është mjaft pozitive dhe problemet që keni patur në të kaluarën, do mund të zgjidhen. Në punë, keni nevojë për...
Qëndrimi i Ramës ndaj drejtësisë, përplasje apo “pikat mbi i”?/ Meçe: Të mbrojmë republikën...
Ulsi Manja argumentoi se kërkesa e SPAK për të zëvendësuar masat aktuale të sigurisë për deputeten Belinda Balluku nuk qëndron dhe nuk miratohet.
Manja tha...
Sulmet nga Irani / Ministri Hoxha telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Kuwaitit: Mirënjohje...
Ministri Hoxha ka kryer një telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Kuwaitit lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme.
Postim në X i...
Carlo Bollino: Rasti “Balluku” dhe nisma e “Shqiptarja” mbi prezumimin e pafajësisë
Partia Socialiste ka zyrtarizuar vendimin e saj për të mos i dhënë SPAK-ut autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut. Ish-ministrja e Infrastrukturës, tashmë e...
Zbulohet ora se kur do të zhvillohet protesta e opozitës të enjten para Kuvendit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se protesta e radhës e opozitës që pritet të zhvillohet më 12 mars do të mbahet...
Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit, reagon Vetëvendosja
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi...
Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion...
Nga Mero Baze
Gjykata e shkallës së parë sot hodhi poshtë gjithë vendimet e gjykatave të masave të sigurisë dhe gjykatëses paraprake duke i dhënë...
Zgjedhjet në Kosovë, Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Vjosa Osmanit
Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, duke ndaluar çdo veprim të Presidentes në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026,...
Irani sulmoi Turqinë me raketa, reagon Rama: Sulm shqetësues, është vend vëllai i yni
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar këtë të hënë në rrjetin social X lidhur me sulmin me raketa balistike ndaj Turqia, duke dënuar...
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”
Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës zhvilloi ceremoninë solemne të dhënies së titullit “DoctorHonorisCausa” për filantropët dhe mendimtarët me rrënjë shqiptare, vëllezërit Nicolas Berggruen dhe...




















