Kantieri i ujit në Patos vijon punën me ritme të larta për të transformuar rrënjësisht infrastrukturën e plotë të ujësjellësve për 31.019 banorë të Patosit e zonat përreth Lenginas, Patos i Vjetër, Dukas dhe Rerëz.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje këtë investim i cili do të garantojë 24 orë ujë të pijshëm për banorët.

Rama tha se “investimi përfshin ndërtimin e 25.5 km linjë e re dërgimi, 53.8 km rrjet të ri të brendshëm dhe 3 depo uji me kapacitet 4.000 m3”. Sipas tij, “ky investim do të monitorohet me implementimin e teknologjisë së avancuar të sistemit SCADA”.

“Vepra jo vetëm do të garantojë 24 orë ujë të pijshëm dhe me cilësi, por do të ndikojë drejtpërdrejtë në performancën financiare të ndërmarrjes UK, me uljen e kostos së energjisë rreth 4 herë më pak se sot”, tha Rama.