Prej ditësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se reperi i njohur, Gold Ag do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Gjithçka nisi nga një koment në foton e së shoqes (Ermira Shkodra), ku një mikeshë i shkruante:Një nënë e ardhshme mahnitëse!Së fundmi, lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë Gold Ag. Në një intervistë për “Prive” ai ka bërë të ditur se do të bëhet baba për herë të parë dhe fëmija pritet të vijë në jetë pas dy muajsh.

“Fëmijën do ta rris siç udhëzon feja”, është shprehur reperi, i cili nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebushit.