Tiranë, 26 Shtator- Mjekja e njohur Anika Dokle përmes një statusi në Facebook ka reaguar për protestën e mjekëve duke u distancuar dhe duke shprehur se “protesta është fjalë e madhe”. “Të qenurit anëtar i një organizate dhe të qenurit firmëtar në kërkesa, peticione, vendime etj, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Amplifikimet mediatike dhe përfshirja prej tyre e emrave të caktuar në dokumenta që nuk ekzistojnë, dëmton jo vetëm moralin e atyre emrave, por edhe të vetë protestës(nëse do të kishte një të tillë)” – shkruan Dr. Anika Dokle.

Postimi i plote i Dr. Anika Dokle

Refleksione pas një “proteste”… (protestë është fjalë e madhe) -Jo të gjitha protestat sindikale janë protesta për të rrëzuar qeveritë. -Amplifikimet mediatike dhe përfshirja prej tyre e emrave të caktuar në dokumenta që nuk ekzistojnë, dëmton jo vetëm moralin e atyre emrave, por edhe të vetë protestës(nëse do të kishte një të tillë). -Të qenurit anëtar i një organizate dhe të qenurit firmëtar në kërkesa, peticione, vendime etj, janë dy gjëra krejt të ndryshme. -Zërave diversionistë brenda komuniteteve sindikale u jepet përgjigje vetëm me transparencë, dhe jo me lloqe lokaliste(jo të gjitha spitalet janë të integruara në QSUT).

-Iniciativa të tillla sindikale shërbejnë jo vetëm për të përmbushur kërkesa konkrete në kohë konkrete, por shërbejnë më së miri edhe për të kuptuar në çfarë niveli janë marrëdhëniet mes mjekëve në këtë vend. -Protesta, kam thënë më lart, është fjalë e madhe, por më së shumti është aksion i madh njerëzish me interesa të njëjtë, investime të njëjta të karakterit profesional, përballje të njëjta me sistemin etj… -Sistemi ynë i vlerave(edhe brenda shëndetësisë) është konjuktural dhe si tillë nuk i frymëzon protestat.

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia: Mjekëve t’u rrojnë pacientët, ata janë frymëzimi real i tyre!!