Nisja e vitit të ri shkollor është një sfidë për strukturat arsimore dhe shëndetësore, të cilat janë në gatishmëri, por kërkohet kontributi dhe bashkëpunimi i nxënësve e prindërve, mësuesve, për të zbatuar rregullat e vendosura dhe për të sinjalizuar në kohë cdo rast të dyshuar, për të frenuar përhapjen e COVID19. Prindërit duhet t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë. Për çdo shqetësim, mësuesit duhet të kontaktojnë koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Ndërsa nxënësit, nëse gjatë qëndrimit në klasë kanë një shqetësim nga ana shëndetësore, të lajmërojnë menjëherë mësuesin e tyre. Të gjitha institucionet arsimore që sot kanë filluar mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar. Ju informojme se situata ne spitale paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit: Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar. Edhe një herë ju bëjmë thirrje për të mos e ulur vigjilencën.Respektoni distancimin fizik
Vendoseni maskënKujdesuni për higjienën vetjake dhe kolektive.Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.