Pasi ka përshëndetur Bayern Munich, Ivan Perisic është gati të zhy tet përsëri në realitetin e Inter-it, klubi që zotëron kartonin e tij. Su lmuesi kroat, kampion Europe me bavarezët, me të cilët ka fituar Champions League-ën e fundit, është kthyer te zikaltrit, ku do të bashkohet përsëri me atë Antonio Conte që verën e kaluar ka vendosur të bëjë pa të.

Në rrjetet sociale ka ardhur edhe një e dhënë nga Perisic mbi të ardhmen e tij. Kroati, në fakt, ka zbuluar se do të mbajë numrin 14 me zikaltrit, të njëjtin numër që ka mbajtur te Bayern. E gjitha kjo pasi ka përshëndetur Bayern-in me një postim tjetër: “Veni, vidi, vici”. I mbajtur nga Nainggolan dy sezone më parë, 14 mund të jetë numri i ri i këtij fillimi të ri interist për Ivan Perisic.