Nga Mero Baze/

Ilir Meta duket se ka marrë përsipër të udhëheq opozitën drejt një beteje për të bllokuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që reflektojnë ndryshimet kushtetuese të bëra në fund të Korrikut. Në një deklaratë të tij disa orë më parë, Ilir Meta kërkon që të ruhen të reflektuara në Kod vetëm ndryshimet e bazuara në Marrëveshjen e 5 Qershorit, duke u përpjekur për të injoruar ndryshimet kushtetuese të bëra nga Kuvendi i Shqipërisë. Kjo strategji duket se është shfaqur dhe në deklaratat e para të disa zyrtarëve të PD pas mbarimit të pushimeve të verës, gjatë së cilës me sa duket kanë reflektuar për problemt që mund tu hapen. Taktika që po ndjekin është shumë e lexueshme. Kanë propozuar një ekspertizë të ODIHR për këtë cështje e cila kërkon së paku tre katër muaj kohë të realizohet si procedurë, me qëllim që pastaj të thuhet tani është vonë dhe të mbeten në fuqi vetëm ndryshimet që janë bërë, ose të destabilizohen zgjedhjet duke mos u mudnësuar as fizikisht.

Në këtë kuptim deklarata e Ilir Metës është paksa kontradiktore, pasi ndryshimet në Kod që reflektojnë marrëveshjen e 5 Qershorit janë bërë dhe nuk ka cfarë të bëhen më. I vetmi debat që duhet të bëj Këshilli politik është të shkruaj në Kod propozimet e opozitës parlamentare që krijojnë mundësi për koalicione parazgjedhore me një listë të përbashkët, dhe që kërkojnë hapjen e listave. Kjo nuk është ndonjë gjë e re. Presidenti dhe opozita i kundërshtuan dhe në Korrik këto ndryshime kur u bën në Kushtetutë. Biles ata paralajmëruan gjakderdhje dhe protesta nëse bëheshin. Pastaj javën e fundit u pajtuan dhe filluan debat për hapjen e listave duke i kërkuar Edi Ramës ta ndryshojë në kushtetutë hapjen e listave, por ta bëj atë 100 për qind. Dhe Edi Rama ua plotësoi dëshirën. Lejoi hapjen e listave me kushtetutë dhe tani me Kod do vendosi sa përqind do ti hap. Ai nuk mund ta lërë rrugës këtë kërkesë themelore të Bashës. Nga ana tjetër është e qartë se në fund të Korrikut kur u bën ndryshimet kushtetuese, palët i kuptuan mire ato, pasi debatuan dhe kërcënuan për to. Pastaj bashkësia ndërkombëtare kërkoi konsesus, por mbajti qëndrimin që nuk mund të diktoj vullnetin e parlamentit. Dhe ashtu bëri.

Ndryshimet në të cilat mori pjesë dhe opozita me vrejtjet e saj u bën në Kushtetutë. Tani do të bëhen dhe në Kod dhe aq. Ky është një proces që ka nisur dhe që duhet të përfundoj sa më shpejt brenda muajit. Nëse Partia Demokratike i qëndron idesë që duhet të vazhdoj luftën për hapjen e liatave duhet ta vazhdoj atë në Këshill. Nëse jo, le të vazhdoj të qëndoj në rrugë dhe të bëj sondazhe. Kërkesa për hapjen e listave ishte e opozitës parlamentare të cilën e mbështeti PS dhe në fund dhe PD. Nëse pas pushimeve Basha ka konstatuar se hapja e listave, e fut në sherr me aleatët dhe i prish skemën, ky është vërtet një hall, por nuk është hall i shqiptarëve është i tij. Ai tani, pasi ka reflektuar tek vilat e reja në Hamallaj, ka konstatuar se ka hall si do ti rregulloj pesë kryetar partish për ti futur në listë. Po u hapën listat ata nuk fitojnë. Po qëndruan të mbyllura, i fut tek pjesa fituese e PD sic u ka premtuar. Pastaj ka dhe LSI. Po u bënë koalicionet me një listë, ai nuk e kënaq dot Monikën se ajo do 34 deputetë. Aq ja ka vënë gjobën së paku në publik. Po nuk u hoqën koalicionet me lista të përbëra shpëton se ka listën e saj. Të gjitha këto janë halle reale dhe është lajm i mirë që Luli i ka menduar se dhe mund të mos i mendonte . Por tani ndryshimet kanë ndodhur. Thjeshtë duhen shkruar dhe zbardhur në Kod. Eshtë mirë që Basha të mendoj skenarin B, pra si të shkoj në zgjedhje me Kodin e Ri, se i iku jeta duke ëndërruar beteja elektorale, ku do të zgjedh dhe rregulat vet dhe kundërshtarin vet dhe rezultatin në tvaolinë. Meqë këtë rradhë e ka marrë me qejf 25 Prillin është mirë të bëhet gati për luftë, jo për pazar. Pazarin e ka marrë se do bëj tenderin e identifikimit. Mos ta coj dëm dhe atë se i thonë 15 milionë euro.