Në dy javët e fundit mediat kanë prodhuar një numër të madh fakeneës-esh apo lajmesh të pavërteta. Janë pesë apo më shumë fakenews të prodhuara ditët e fundit. Në të paktën dy javë, në mediat pranë koalicionit opozitar-qeveritar, pra midis koalicionit PD-LSI, fakenewsi është prodhuar nga zyrat e propagandës pranë Ilir Metës duke gjetur edhe mbështetjen e Lulzim Bashës, e më pas është raportuar në kanalet pranë opozitës.
Pak kohë më parë qarkulloi një lajm se kishte një pazar të ri lidhur me ndarjen territoriale pas një deklaratë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Parlament për ratifikim e marrëveshjes me Egjiptin dhe Italinë. U ngritën një sërë akuzash se Shqipëria po negocionte për faljen e detit. Në fakt ky ishte një fakenews i nxitur nga mediat pranë presidentit dhe kryeministri reagoi duke zbuluar telefonatën me homologun grek. Ai deklaroi se në fakt nuk kishte pasur një telefonatë për këtë çështje dhe në fund tha se Shqipëria i kishte bllokuar bisedimet me Greqinë shumë shumë kohë më parë, atë të Berishës për të shkuar në gjykatë ndërkombëtare. Pati fake news për të futur spicat e tyre në opinion publik kundër qeverisë që ata bëhen pjesë e lojës.
Fakenewsi i dytë ishte lajmi i shpërndarë nga vetë zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi në disa media të presidentit siç është Faxnews, Faxweb apo Ora News dhe më pas marrë nga mediat tjera, për dorëheqjen e Ilir Metës një ditë pas zgjedhjeve dhe provokimi që ai i bënte Lulzim Bashës duke thënë se Meta do të bëhej kryeministër dhe ministër i Brendshëm. Një lajm ky sërish i përgënjeshtruar nga Presidenca, thotë se më qesharaku nga të gjithë ishte Petrit Vasili, ai që i lan këmbët dhe i pi ujin Ilir Metës.
E treta është një lajm tjetër i pavërtetë i shpërndarë në media për AMA-n dhe për AKEP. Një ndjeshmëri e madhe publike u ngjall pas reagimit në turmë të shoqatave dhe organizatave që kryesisht kanë një miqësi të hapur me presidentin Ilir Meta, të cilat thanë se AMA dhe AKEP do shkriheshin në një. Në fakt burime zyrtare nga Kuvendi i thanë CNA.al se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se është punuar që AMA të ketë institucionet dhe AKEP të mos ketë asnjë punë me këtë çështje. AMA do dalë si një strukturë e pavarur në zbatim të rekomandimeve. Ky ishte fake news i tretë, më tej shkojmë te i katërti lidhur me një debat për kazinotë që po licensohen dhe rikthimin e kumarit në Shqipëri.
Kazinotë në fakt nuk kanë ekzistuar në Shqipëri, e vetmja kazino mbetet te Tajvani, të tjerat kanë qenë lojëra fati apo salla bastesh. Aktualisht ligji në fuqi i jep mundësi hoteleve me 5 yje të kenë kazino dhe ligji e parashikon këtë vetëm për në qendër të Tiranës ashtu siç është Tajvani. Kjo nuk është e vetmja sepse së fundmi është licensuar edhe te Hotel Plaza një kazino tjetër. Në këto kazino nuk mund të hyjë çdo njeri.
Fakenewsi tjetër është në fakt një formular i shpërndarë nga zyrat e LSI, një formular i shkruar në kompjuter, i cili nuk po gjen dot autorin, por gjithçka është prodhim i bërë nga Monika Kryemadhi, i marrë dhe i shpërndarë nga zyrat e Presidentit. Këto janë 5 fake news të cilat nxirren nga zyrat e presidentit dhe më pas përdoren nga mediat. Mesa duket Ilir Meta e ka të qartë rolin e tij, tashmë presidenti i Republikës po bën detyrën e shpërndarësit të lajmeve të rreme si njeriu që udhëhoqi fushatën e opozitës me profilin kundër qeverisë, duke dëmtuar edhe Lulzim Bashën, i cili ka luajtur një rol dytësor. Këta janë lajme të prodhuara dhe të shpërndara nga zyrat e Tedi Blushit dhe nga zyrat e propagandës së Tedi Blushit, për të nxitur reagimin e Presidentit, reagimin e një njeriu të ndershëm dhe të drejtë, dhe më pas del Presidenti me shpatën e njeriut të ndershëm që kërkon drejtësi, që mbron ligjin dhe shtetin. Ndërkohë që reagoi për provokimet territoriale, reagoi edhe për dorëheqjen, reagoi dhe për ligjin e AMA-S. Në fakt, të gjitha reagimet e tij përputhen dhe tregojnë që fake newsi është prodhuar në magazinën e tij./CNA.al