Shërbimet online kanë ulur kohën e pritjes për qytetarët, të cilët tani paraqesin më pak dokumente dhe kanë më shumë transparencë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj solli sot shembullin e një prej pensionistëve të shumtë, të cilët kanë përdorur platformën e-Albania për të marrë shërbimet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
“Aplikova te e-Albania, ishte shumë i aksesueshëm. Kishte shumë opsione dhe ishin shumë të qarta se për çfarë do të aplikoje, për çfarë lloj pensioni do të përfitoje, qoftë i veçantë, qoftë suplementar, qoftë pension pleqërie. Pasi plotësoje të gjithë formularin saktë, aplikimi pranohej me sukses”, tha një pensioniste. Në periudhën janar-gusht 2020 u kryen 104 610 aplikime online, ndërsa në periudhën mars-gusht 2020 janë kryer 84 365 aplikime.