Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me koordinatorin për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni kanë takuar sot Matthew Palmerin dhe Miroslav Lajçakun në Bruksel. Ky takim vjen mes marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë dhe asaj të nesërmes në nivel përfaqësuesish të lartë për dialogun Kosovë- Serbi.
Hoti konfirmon se ka koordinim mes SHBA dhe BE sa i përket një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Ka sinjale se ka përafrim tashmë për një marrëveshje finale përfshirë dhe një njohje reciproke. Në SHBA kjo nuk u arrit, por u hodhën u firmosën marrëveshje ekonomike, por edhe politike, teksa pritet çfarë do të ndodhë tashmë nesër në Bruksel.
Postimi nga Avdullah Hoti:
Sot ne Bruksel takuam Emisarin Special te BE-se per dialog ne mes te Kosoves dhe Serbise, Mirosllav Lajcak, dhe Zevendes Ndihmes Sekretarin e Departamentit te Shtetit te SHBA-ve, Mattheë Palmer. Diskutuam per zhvillimet ne dialog deri me tani dhe takimin e neserm te nivelit te larte. Jam shume i kenaqur qe po shoh koordinim te plote ne mes te BE-se dhe SHBA-se lidhur me marreveshjen finale ne mes te Kosoves dhe Serbise.