Jo të gjithë funksionojnë me zemër…Në kohët e sotme, funksionojnë më mirë llogaritë dhe interesat. Yjet tregojnë se ku e kanë ‘të zhve ndosur’ zemrën shenjat e horoskopit dhe cilat janë përparësitë e tyre në jetë Dashi e ka zemrën në përmasën e duhur Të gjithë personat kanë një vend në zemrën e dashit. Është i ekuilibruar, i do njerëzit me gjithë shpirt dhe është i ndershëm në ndjenja. Është një njeri shumë i ndershëm që dashuron me pas ion dhe ka shumë respekt për njerëzit dhe jetën. Kur dashuron dikë, e do me të vërtetë.
Demi e ka zemrën në stomak Ajo që demat duan më shumë është ushqimi. Dashuron ushqimin dhe të gjitha kënaqësitë e jetës. Pas kësaj dashuron edhe familjen. Nëse gjejnë një grua u bën ushqim të mirë, do të ketë fituar 70% te zemrës së tij.
Binjakët e kanë dashurinë në fyt Do të pyesësh përse? Sepse pika e fortë e tyre është komunikimi , çdo gjë është e shprehur në fjalë dhe flasin shumë. E kalojnë ditën duke shprehur ndjenjat me zë të lartë me fjalë dhe veprime. Janë shumë të ndjeshëm dhe i dashurojnë të gjithë, dhe për këtë kanë tendencë të ndihmojnë njerëzit.