Teksa shkencëtarët evropianë janë të zënë me luf timin e pandemisë ditë e natë, në këtë fazëtë emergjencës shëndetësore diagnoza është thelbësore. Në Institutin e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë në Barcelonë, ekipi i Profesores Laura M. Lechuga po zhvillon një nano-biosensor, për zbulimin e Covid-19 në një kohë të shkurtër.
“Një mos tër e pështymës, e cila futet në pajisje, pas disa minutash kjo do t’ju tregojë nëse jeni të infektuar apo jo, si dhe do tju japë vlerën e ngarkesës virale” – u shpreh Lechuga.
Si funksionon kjo provë e shpejtë?
Nuk është nevoa për personel të specializuar për të kryer këtë provë. Por si funksionon saktësisht pajisja? Një preparat biologjik vendoset në mikroçipet fotosensitivë, të cilët “bllokojnë” virusin. Ky ‘kurth prej lëngu’, i zhvilluar nga Universiteti i Marsejës, vepron si karrem për proteinën S të koronavirusit. Studiuesit injektojnë përbërjet joaktive SARS CoV-2 në biosensor. Rrezet e dritës të futura në mikroçip kapin praninë dhe sasinë e virusit në mostër në shkallë nanometrike.
Bashkëpunimi gjithë-evropian përmes projektit europian quhet CoNVat. Buxheti i tij i përgjithshëm është 2.54 milionë euro nga fondet evropiane për kërkime dhe inovacione.
Është një projekt dy-vjeçar i lindur nga bashkëpunimi i qendrave të specializuara në Spanjë, Francë dhe Itali. Testi i shpejtë jo vetëm që do të përdoret në luf tën kundër Covid-19, por do të ndihmojë në parandalimin e pandemive në të ardhmen.