Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka inspektuar sot b urgun e Rrogozhinës për të garantuar protokollet e sigurisë anticovid. “Vura theksin tek masat anti-covid dhe më tepër tek trajtimi i personave të identifikuar me këtë virus, edhe pse b urgu i Rrogozhinës ka shfaqur më herët raste infektimi të cilat janë negativizuar. Kërkova që pandemia dhe rastet e shfaqjes së saj në institucionet penitenciare absolutisht të mos shërbejnë si justifikim për uljen e vigjilencës nga trupat e shërbimit në lidhje me çështjet e sigurisë”, tha ajo.

Gjonaj shtoi se “Zero tolerancë ndaj çdo lloj ab uzimi nga stafet e sistemit penitenciar si dhe krahas vëmendjes maksimale për masat anti-covid, të garantohet siguria në këto institucione”. “Shumë shpejt do të vendosen në funksion kartelat elektronike të të d ënuarve, si një risi në sistemin penitenciar në Shqipëri. Për herë të parë miratohet dhe realizohet rritja e pagave të personelit të bur gjeve ku me hyrjen në fuqi të ligjit, në fillim të gushtit 2020, do të barazohen pagat e po licisë së bu rgjeve me ato të policisë së shtetit duke u trajtuar me vështirësi, vjetërsi dhe gradë”, tha ajo.