Duket se beqarët e kanë kaluar karantinën më lehtë dhe pa stres, krahasuar me personat që janë në një lidhje jo të shëndetshme.

Përfundimi vjen nga një studim austriak, që vëzhgoi 1000 persona një muaj pas karantinimit.

Sipas të dhënave, personat që ishin në një lidhje jo të kënaqshme përjetuan 3 herë më shumë ankth dhe depression sesa beqarët.

Rezultatet e studimit tregojnë se “zgjedhja e partnerit duhet bërë me kujdes, pasi ka shumë rëndësi jo vetëm në kohë të vështira si këto që kaluam, por edhe në përditshmëri”.