Pasi i premtoi besnikëri Barcelonës, të paktën edhe për këtë sezon, Lionel Messi rikthehet të hënën në grumbullim. Të gjithë presin me padurim takimin kokë më kokë ndërmjet “pleshtit” dhe trajnerit Koeman. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, në takimin ndërmjet tyre ka shumë gjëra për tu diskutuar, një çështje më vete është edhe ajo e kapitenit.

Gjithnjë sipas “Sport”, Messi mund të heq dorë nga shiriti i kapitenit për t’ia dorëzuar një prej zëvendësve të tij, Busquest, Pique apo Sergi Roberto. Ky opsion ka shumë mundësi që të ndodh pasi Messi nuk ndihet më komod pas një jave shumë të tensionuar ku ishte vetëm një hap larg largimit nga Barcelona.