Qeveria gjermane tha të mërkurën se Alexey Navalny, udhëheqësi rus i opozitës dhe një nga kritikët më të ashpër të Presidentit Vladimir Putin, u helmua me agjentin kimik nervor Novichok. Navalny, 44 vjeç, aktualisht po kurohet në spitalin universitar të Berlinit, ku u transportua pasi u sëmur në Siberi në bordin e një aeroplani.
Ai vazhdon të jetë në gjendje kome artificiale në qendrën e kujdesit intensiv të spitalit. Mjekët rusë që e kuruan fillimisht zotin Navalny, thanë se nuk kishte prova që ai ishte helmuar. Novichok është i njëjti agjent nervor që u përdor për helmimin në vitin 2018 të Sergei Skripalit, një shtetas rus i arratisur në Mbretërinë e Bashkuar.