Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale fotot e punonjësve të ndërmarrjeve të bashkisë, duke pastruar në zonën e Bulevadit “Dëshmorët e Kombit”, ku mbrëmë u hodhën molotovë dhe lëndë djegëse nga protestuesit e PD-së.

Postimi i Ballës

Mirëmëngjes

Gjatë gjithë natës ekipet e Bashkisë Tiranë kanë punuar për pastrimin e rrugëve dhe riparimin e dëmeve të huliganëve të Sali Berishës.

Mirënjohje çdo punonjësi për përkushtimin dhe punën e palodhur”