Kryeministri Edi Rama ishte sot në Berat ku inspektoi punimet e rrugës që do mundësojë vajtjen e automjeteve deri në kalanë e qytetit. Në bashkëbisedim e sipër me inxhinierin e projektit dhe kryebashkiakun e Beratit, Demo, Rama i ka kërkuar këtij të fundit që të lyejnë me bojë burrin e rrugës që të çon deri në kala, në mënyrë që të mos ngjajë si “rrugët e bathores të viteve ‘90”
“Ishte rrugë për tan ke. Këtu ishte rrugë që ngjallej i vde kuri dhe vdi snin të gjallët që po e çonin në va rreza”- tha Rama.
Pjesë nga diskutimi:
Ervin Demo: Segmenti i parë shkon deri në kala.
Inxhinieri: Shkon edhe më tej se kalaja. Deri te kalaja shkon që krijohet edhe rotondoja dhe aksesi për autobusin. Ndërkohë nga kalaja dhe deri në fund ku janë edhe shtëpitë e vjetra, aty do lidhet me shtrim me pllaka guri dhe do lidhet me pjesën e rrugës Mihal Komeno sepse bëhet unazë pastaj.
Ky ka qenë edhe koncepti që në fillim që është bërë që Mihal Komeno të jetë për këmbësorët dhe një atraksion për turistët, ndërkohë që kjo është rruga e aksesit për autobusët dhe makinat.
Rama: Kangjellat do të vihen gjatë gjithë rrugës apo deri aty ku janë shtëpitë?
Inxhinieri: Deri aty ku janë shtëpitë.
Rama-kryebashkiakut Ervin Demo: Edhe këto muret… Se kjo është rrugë turistike. Të paktën një bojë të bardhë që të mos jenë kështu si të bathores të viteve ‘90.
Ervin Demo: Ky segment ka një dhënë një impakt të jashtëzakonshëm që tani sepse këtu janë varrezat e qytetit dhe këtu bëhej një katrahurë e jashtëzakonshme para se të mbaronte ky segment sepse rruga ishte shumë herë më e ngushtë dhe e pashtruar.
Rama: E di mo se kam qenë unë këtu, ishte rrugë për tanke. Këtu ishte rrugë që ngjallej i vdekuri dhe vdisnin të gjallët që po e çonin në varreza.