Një ditë pas raportit që mori nga drejtuesit politikë të qarqeve për shërbimin e administratës ndaj qytetarëve, konkretisht punën e drejtorëve, kryeministri Edi Rama zbret në terren për të inspektuar dhe parë nga afër situatën. Sot, kreu i qeverisë do të jetë në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe për të inspektuar vijimin e punës në disa kantiere të hapura, përfshirë Bypass-in në kryeqendrën e veriut.

Edi Rama pritet që të jetë i shoqëruar edhe nga Ilir Beqja, drejtuesi i ri politik për qarkun Shkodër. Ndërkohë që sot në Shkodër, por në një tjetër aktivitet dhe jo me kryeministrin do të jetë edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, e cila pritet që të ketë edhe një prononcim për mediat.

Mesohet se ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila do të ketë një takim me kryetaren ende në detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Nuk dihet ende se çfarë do të diskutojë Yuri Kim me kryetaren e bashkisë në takimin e orës 11:00.