Kryeministri, Edi Rama tha sot se, pasi të bëhet aeroporti i Kukësit, do t’i marrë shqiptarët e Londrës e t’i kthejë në Kukës që të votojnë PD-në. Kryeministri u shpreh se, PD-ja do t’i ketë 120 vota falas nga ai.

“Kuksianët nga Londra që më kanë tallur pafund do t’i marr nga Londra dhe do t’i ul në Kukës. Do ti marr që të votojnë PD. PD do ketë 120 vota nga unë falas jo nga ato që janë mësuar të bëjnë.”- tha Rama.