Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë forumit në Athinë sa i përket çështjes së detit. Ai tha se kjo çështje duhet të zgjidhet me gjykatë ndërkombëtare. “Me qeverine e kaluar greke patëm bisedime intensive. Por çështjet e kaluara janë kthyer në patate të nxehta. Ndaj mendoj se për zonat detare duhet një palë e tretë për të gjetur zgjidhje” – tha Rama.

Ai komentoi edhe konfliktin Turqi-Greqi teksa shtoi se Presidenti turk nuk është anti-grek dhe se dialogu do sjellë zgjidhje. “Jemi partnerë me Greqinë e Turqinë, nuk jemi mes dy zjarreve. Zgjerimi i Greqisë është legjitim dhe nuk mund të përdoret nga patriotët” – tha Rama.