Kryeministri Edi Rama ka kujtuar vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, 6 vite më parë më 21 shtator, 2014. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan shprehjen e famshme që Papa Françesku tha për Shqipërinë.

“Erdha për t’iu inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj, të mbajë gjithmonë shpresën tek Zoti që nuk zhgënjen e qëndron pranë në momente të vështira” – Papa Françesku. 6 vite nga vizita e Papës në Shqipëri, 21 shtator 2014“, shkruan Rama.