Kryeministri Edi Rama teksa ka folur pas përfundimit të mbledhjes me grupin parlamentar të PS-së u tha deputetëve se nuk ka kohë për të për të rrotulluar arra nëpër gojë, pasi shqiptarët presin shumë nga PS-ja.

Rama tha se gjithësecili duhet t’i kërkojë llogari vetes. “Askush sot nuk e ka të garantuar vendin në këtë skuadër. Është koha për të reflektuar se çfarë mund të bëj unë për PS-në . Koha për të menduar se çfarë mund të bëjë PS për mua ka mbaruar. Kushdo nuk do jap gjithçka ka nuk do jetë pjesë e atij formacioni, PS është i vetmi emër që do e cojë Shqipërië para emrat e tjera duke filluar nga i imi shkojnë e vijnë”, tha ai.