Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka publikuar reagimin e tij për çmontimin e siç tha ai, inskenimit të partisë së Sali Berishës, të cilët me qëllim dhe dashakeqësi e lexuan emrin Tahir Sinanaj sikur ai të ishte Heroi ynë i Kombit Tahir Sinani, në dokumentin e shumëpërfolur së fundmi.

Në videon që ka postuar në Facebook, i pari i PS-së në Kuvendin shqiptar, ai fillimisht u shpreh i qartë se Dritan Goxhaj nuk ka qenë asnjëherë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tha se dokumenti që e patën në duar, u tentua të përdorej për hesape politike, raporton Klankosova.tv

Lidhur me këtë, ai u bëri thirrje protestuesve në Shqipëri, që të mos lejojnë që deputetët e PD-së, siç tha ai, të ua vjedhin protestën, transmeton Klankosova.tv.