Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar takim me kryebashkiakët sot në Elbasan, teksa pas tyre do të mbledhë në Tiranë më 18:30 deptutetët e qarkut Tiranë. Në mbledhjen e sotme Rama i ka dhënë direktiva konkrete kryebashkiakëve socialistë për të maksimalizuar votat, për t’u takuar sa më shumë me qytetarët dhe të bindin edhe elektoratin gri.
Më pas Rama do të niset drejt Tiranës për takimin me deputetët e qarkut më të rëndësishëm të Shqipërisë që nxjerr 34 deputetë në zgjedhje parlamentare. Takimi do të zhvillohet në selinë qëndrore të PS.