Kryeministri Edi Rama bëri me dije se me hapjen e shkollave do të rritet në mënyrë të konsiderueshme transmetueshmëria e virusit. Teksa foli me disa prej mësuesve të cilët dhanë mësim online, kreu i qeverisë shpjegoi pasojat nëse shkollat do të vazhdonin të qëndronin mbyllur.
“Më vjen mirë që sot e kemi përmbyllur këtë përpjekje të madhe të përbashkët, por tuajën në radhë të parë dhe jemi në gjendje që të ofrojmë një rrugë alternative mësimi, por sidomos në kushtet e sotme kur arsimi është i sfiduar nga domosdoshmëria të për mbrojtur shëndetin. E dimë mirë që me hapjen e shkollave rritet në mënyrë të konsiderueshme mundësia e transmetimit dhe është një sfidë më vete.
Por duke vlerësuar këtë vendim dhe duke parë edhe cfarë kanë bërë të tjerët opsioni i mbylljes së shkollave ishte opsion më i keq dhe patjetër që do të shkaktonte një kosto tjetër sidomos psikologjike për fëmijët me pasoja që ne nuk i llogarisim dot”- tha Rama.
Kryeministria – "RTSH Shkolla” një mundësi e re për nxënësit tanë? ? ?? Një kanal televiziv që i shërben ekskluzivisht arsimit, si një mundësi reale mësimi me mësuesit më të mirë shqiptarë, për të gjithë nxënësit, e sidomos për këtë fazë të vështirë ku mësimi duhet të zhvillohet në kushtet e mbrojtjes së shëndetit nga virusi Covid-19
Gepostet von Edi Rama am Montag, 7. September 2020