“Besoj se nuk ka kohë për të humbur dhe të punojmë intensivisht me të gjitha fuqitë dhe ekspertët për të garantuar zbatimin e ndryshmeve kushtetuese”. Kështu u shpreh sot Edi Rama në hapjen e sesionit të ri parlamentar. Teksa foli në Kuvend, kryeministri u shpreh se duhet një konsensus i plotë jo vetëm brenda parlamentit, por edhe me opozitën jashtë tij.
Rama tha se propozimi i PD për lista të hapura 100% do të merret parasysh nëse ajo shpjegon një mekanizëm që garanton barazinë gjinore. “Duhet të kërkojmë një konsensus 100%. Për listat e hapura është i nevojshëm garantimi i ekuilibrit gjinor. Listat e hapura 100% që e kthejnë parlamentin mbrapa në kohë, nuk çojnë asgjëkundi. Ndaj duhet gjetur mekanizmi i duhur” – tha Rama duke iu përgjigjur pretendimeve të PD dhe aleatëve të saj.