Kryeministri Edi Rama deklaroi se Ballkani Perëndimor do të jetë më i godituri për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa shprehu bindjen se ky rajon ka potencialin për t’u çliruar dhe për të ecur përpara.
Gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar nga “THE ECONOMIST” në Athinë ‘Ballkani Perëndimor përtej 2020-s’, kreu i qeverisë shqiptare pohoi se hendeqet e së shkuarës duhet të mbyllen. Mes të tjerash ai risolli në vëmendje rastin e mosmarrëveshjeve mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e emirit të kësaj të fundit, që u zgjidh.
“Në Ballkanin Perëndimor prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim, në paqëtim. Mendoj se edhe pse ka çështje të tilla, si çështja e Kosovës, mosnjohja nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen tonë bashkë. Këto janë kohë të veçanta, pasi jemi goditur si të gjithë nga kjo pandemi. Dhe sipas parashikimeve të Organizatave ndërkombëtare, rajoni ynë do të jetë më i godituri fort. Besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara, për të mbyllur hendeqet e së shkuarës. Mendoj se lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet mund të zgjidhjen së bashku. Dialogu është i vetmi instrument për ta përmbyllur këtë hyrje mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe që është zgjidhja e dialogut midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Kjo lidhet me diçka, një situatë ku ti lufton dhe sfidon çdo lloj mundësi, shkon kundër tabuve. Gjithashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, në raport me shqiptarët, si e provoi të qënit lider, për gjuhen shqiptare, në të gjithë piramidën e administratës së vendit, kjo është historike. Në përpjekje për të kënaqur dhe duke mos pasur kurajë për të thyer tabutë, duket se rrezikon karrierën apo ndikimin (merr shembullin e Zahev). Shpresoj që të gjithë ne të kemi mësuar nga kjo.”, tha Rama.