Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër kantierin e ndërtimit të ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe, që do të zgjidh pas dekadash problemi i furnizimit me ujë të pijshëm në këtë zonë. Rama u njoh nga afër me investimin në fjalë, ndërsa ndërtuesit i dhanë atij fjalën se puna do të mbyllet brenda nëntorit. Kreu i qeverisë ka kujtuar edhe faktin se kjo zonë prej 30 vitesh është me ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa theksoi se me PS bëhet puna.

“A do të përfundojë brenda nëntorit?! Ju të PD keni 30 vite që nuk u mërzitet më Saliun. Ju jeni të mirë, se i bëtë ca punë. Ky këtu ka qenë me Saliun (i drejtohet një prej pjesëtarëve të ekipit të punës). Me Saliun bën mitingjet, me në bënë punën.”, tha Rama.