Kryeministri Edi Rama publikon një video të punimeve në kantierin e ujit në Poliçan, duke thënë se ky është ‘një tjetër investim i rëndësishëm për modernizimin e sistemit të furnizimit me 24 ORË UJË të pijshëm”. Sipas Ramës, shumë shpejt mbi 12 mijë banorë do të kenë ujë pa ndërprerje pas sistemimit njëherë e përgjithmonë të të gjithë infastrukturës në ujësjellës.
“KANTIERI I UJIT në Poliçan një tjetër investim i rëndësishëm për modernizimin e sistemit të furnizimit me 24 ORË UJË të pijshëm e me cilësi për Poliçanin dhe fashtrat Mbrakull e Pronovik.
? Loti 2 përmbyll 100% infrastrukturën e ujësjellësit për këto zona, ku nga një rrjet i amortizuar i viteve 1970, tashmë me 75% të punimeve realizuar, shumë shpejt 12 428 banorë do të kenë 24 ORË UJË pa ndërprerje pas sistemimit njëherë e përgjithmonë të gjithë infastrukturës në ujësjellës”, shkruan Rama.
?KANTIERI I UJIT në Poliçan një tjetër investim i rëndësishëm për modernizimin e sistemit të furnizimit me 24 ORË UJË të…
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 16. September 2020