Një video nga mbledhjet e Partisë Demokratike, e bërë virale, është publikuar edhe nga kryeministri Edi Rama. Në filmimin në fjalë, dëgjohet një prej drejtuesve të PD në rrethe që i bën llogaritë e mandateve me numra me presje.
Teksa e ka bërë videon publike në Instagram, kryeministrin ironizon: “Dhe duan të drejtojnë prapë Shqipërinë” – thotë ai.