4 shtatori do të shënohet si një ditë e veçantë për Shqipërinë në futboll, teksa Kombëtarja Shpresa dhe ajo e parë kanë marrë dy fitore me të vërtetë spektakolarë.Të besuarit e Edi Rejës, mposhtën në transfertë Bjellorusinë me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve. Fitore akoma më të veçantë mori edhe Kombëtarja e 21-vjeçarëve, e drejtuar nga Alban Bushi, të cilët shkatërruan moshatarët e Austrisë me rezultatin 5-1 në transfertë.
Nga fitoret e dy ekipeve kombëtare duket se është ekzaltuar së tepërmi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan: E bukur fitorja mbrëmë në Minsk dhe të merituara lëvdatat për djemtë e Eddy Rejas, por e bukur shumë edhe fitorja e Shpresave Kuqezi në Austri. Superbravo, Respekt!