Nisja e sesionit të ri parlamentar ka sjellë dhe fjalën e kryeministrit Edi Rama i cili është ndalur te çështja e ujërave territoriale me Greqinë.

Ai theksoi edhe njëherë se nuk ka asnjë marrëveshje dhe se çdo spekulim është çoroditje për njerëzit.

Shefi i qeverisë nuk ka kursyer as batutat ndaj lideres së LSI-së Monika Kryemadhit dhe deputetit të listës “Basha” Kujtim Gjuzi.

Gjithashtu ai tregoi se dy janë pikat kyçe që Kuvendi duhet të arrijë konsensus sa më shpejtë, hapja e listave dhe përcaktimi në kodin zgjedhor të mekanizmit të koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor. Rama tha se nëse gjendjet një mekanizëm i besueshëm që siguron ruajtjen e ekuilibrit gjinor dhe hapje 100 % të listave atëherë do kenë dhe votën e mazhorancës, në të kundërt nuk ka për të ndodhur pas nuk do të rrezikojë me hapjen e listave humbjen e përfaqësimit gjinor në parlament.

“Në kodin zgjedhor nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë intensivisht me të gjithë fuqitë dhe ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkërisht. Nga njëra ana për ,mekanizmin e listave të hapura ku na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur me një konsensus të plotë edhe me opozitën jashtë parlamenti por nga ana tjetër detyrimisht një orë e më parë nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur në emër të konsensusit 100 % . Do të kërkojmë një konsensus 100 % për një proces të shpejtë. Për të vendosur në kodin zgjedhore mekanizmin e koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor. Këto janë pikat kyce që duhen adresuar. Ne kemi problemin e garantimit të ekuilibrit gjinor me hapjen e listave. Nëse kemi një mekanizëm të besueshëm për ne nuk ka problem hapja 100 % nëse nuk ka një mekanizëm të besueshëm mos prisni nga të hapim listat 100 % që nuk garantojnë ekuilibrin ligjor. Lista të hapura që e kthejnë kuvendin pas ku për të gjetur një grua mes 50 burrave nuk çojnë asgjëkundi“, tha Rama.