Pas mbi 200 ndeshjeve të luajtura dhe një Kupe Italiane të fituar, aventura e gjatë e Andrea Ranocchia tek Interi ka marrë fund. Sipas raportimit të “Sky”, në fakt, transferimi i tij te Genova u krye. Kalimi i mundshëm te “rossoblù” është përfolur shumë ditët e fundit, por vetëm tani është arritur akordi final. Mbrojtësi italian, në moshën 32-vjeçare është i gatshëm të rifillojë një aventurë larg Milanos, sërish në Serie A.

Ranocchia, i cili u bashkua me Interin në janar 2011, pasi bëri emër në Serie A me fanellat e Bari dhe Genoa, kishte kontratë me zikaltrit deri më 2021. Gjatë eksperiencës shumë të gjatë me Interin, ai u largua në dy raste nga skuadra milaneze, për t’u huazuar së pari te Sampdoria dhe pastaj te Hull City.

Sezonin e kaluar, ai luajti vetëm 7 ndeshje në kampionat, të cilave duhet t’u shtohen edhe 3 të tjera në Kupën e Italisë dhe 2 në “Europa League”. Pasi të keni mbyllur edhe detajet e fundit ekonomike, “tymi i bardhë” do të dale dhe Genoa do të mbyllë edhe një operacion tjetër në merkaton e kësaj vere, që e ka parë si protagoniste me blerjen e Czyborra, Zajc, Badelj, Melegoni, Asoro, Pjaca dhe Zappacosta.