Kantieri i ujit në Klos është një tjetër investim i rëndësishëm në veri të vendit, për modernizimin sistemit të furnizimit me 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për qytezën e Klosit dhe Luginën e Klosit gjithashtu.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot te ky investim, ndërsa theksoi se prej 30 vitesh ujësjellësi i Luginës i dalë jashtë funksionit do të ketë një infrastrukturë të re për 2 mijë banorët e saj.

“Realizimi i punimeve në këtë zonë me 89% do të përmbyllë këtë vepër ditët e para të Janarit 2021”, tha Rama.

Gjithashtu, ai theksoi se edhe integrimi i sistemit SCADA do të garantojë standarde bashkëkohore për operimin dhe mirëmenaxhimin e sistemit.

Klosi kishte një furnizim me ujë 5-8 orë në ditë, ndërsa falë këtij investimi ka 3.6 km linjë të re dërgimi dhe 6.4 km rrjet të ri shpërndarës. Po ashtu ka një depo uji, si dhe janë vendosur 100% ujëmatësa konsumatorësh.