Lajme të mira vijnë nga situata në Shqipëri, teksa ditën e sotme është shënuar rekord shërimesh nga Covid-19.
Ka qenë ministrja Ogerta Manastirliu ajo që njofton se gjatë 24 orëve të fundit 227 pacientë janë shëruar.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!” – shkruan ministrja.
Me këtë përditësim numri i të shëruarve në vendin tonë shkon në 5,541.