Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) njoftoi se është bërë i mundur rikthimi i energjisë për pjesën më të madhe të qytetarëve të prekur. Sipas OSSH, situata e furnizimit me energji për qytetarët është përmirësuar pas dëmtimeve në rrjet për shkak të reshjeve të shumta që kanë përfshirë vendin tonë në 24 orët e fundit.

“Referuar situatës në mëngjes (ora 07:30) kemi përmirësim të ecurisë të furnizimit me energji. Janë riparuar defektet në 70% të fiderave, si dhe është rikthyer energjia në rreth 67% të abonentëve të prekur”, njoftoi OSSH-ja. Sipas OSSH-së, edhe pse me mot aspak të favorshëm, punonjesit e terrenit po japin maksimumin për normalizimin e situatës.