Sulmuesi 38- vjeçar i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç nuk i ka lënë reagimet epike pavarësisht se ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Suedezi informon publikun nëpërmjet Twitter se ka kryer dy teste, teksa shkruan se dje doli negativ kurse sot pozitiv. Ndërkohë thekson se s’ka asnjë simptomë ndaj COVID-19. Por në fund nuk e lë statusin pa një batutë, teksa thotë se COVID-19 ka guximin që ta sfidojë atë dhe kjo është një ide e keqe, duke ironizuar.

Rezultova negativ ndaj COVID dje, dhe pozitiv sot. Gjithsesi asnjë simptomë. COVID pati guximin të më sfidojë mua. Ide e keqe– shkruan Ibrahimoviç.