26 nëntori i shkuar la pa strehë mësimore nxënësit dhe mësuesit e shkollës nëntëvjeçare “Ramazan Jangozi” në Thumanë, por shumë shpejt ata do të hyjnë në një shkollë të re, me kushte optimale, e të pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare në Europë.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga rindërtimi i shkollës nëntëvjeçare “Ramazan Jangozi” në Thumanë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar.
“143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”, tha Rama.