220 nxënës e shkollës 9-vjeçare “Ahmetaq” në Vorë do të rikthehen këtë 26 nëntor në oborrin e shkollës së tyre ku do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Europës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot fotot nga transformimi rrënjësor që do të pësojë pas rindërtimit shkolla 9-vjeçare “Ahmetaq” në Vorë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Shkolla nëntëvjeçare “Ahmetaq” në Vorë, po rilind më e bukur dhe më e fortë natyrisht”, shprehet Rama. “220 nxënës dhe mësuesit do të rikthehen këtë 26 nëntor në oborrin e shkollës së tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Europës”, tha Rama. Në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë 143 shkolla që po rindërtohen sipas standardeve europiane.