Shkolla “Hillary Clinton”, në Kamëz tashmë e rindërtuar nga e para ofron kushte me standarde bashkëkohore për 1278 nxënës. Lajmin e ka bërë të ditur koordinatorja e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Elisa Spiropali, e cila pa nga afër ambientet e reja të kësaj shkolle.

“Shkolla 9 vjeçare “Hillary Clinton” në Kamëz është një hapësirë diturie e rindërtuar nga e para ku mësojnë 1278 nxënës tanimë në kushtet e duhura e të merituara”, tha Spiropali. Gjithashtu Spiropali theksoi se infrastruktura arsimore me kushte moderne është një premtim i mbajtur për ti ofruar kushte sa më të mira drejt rrugës së dijes fëmijëve të Shqipërisë.

“Infrastruktura arsimore me standarde moderne në çdo cep të vendit, premtimi ynë për t’i trajtuar pa dallim fëmijët e Shqipërisë, për të ngushtuar pabarazinë dhe diferencat sociale”, u shpreh Spiropali. Shkolla 9-vjeçare “Hillary Clinton” në Kamëz iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë të ambienteve të brendshme dhe të jashtme duke ofruar standarde moderne për nxënësit e mësuesit.