Shumë shpejt pritet të nisë puna dhe për hapjen e themeleve për pallatet e reja ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti si dhe për shkollat që do rindërtohen, njofton bashkia Tiranë. Gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e familjes Lame në Lanabregas bashkë me kryeministri Rama, Veliaj bëri të ditur se janë kualifikuar 8 kompani dhe se tashmë do u çohet edhe oferta financiare. Veliaj dha dhe lajmin e mirë të ndërtimit të tre shkollave të reja në kryeqytet.
“Me pallatet është bërë gara, janë kualifikuar 8 kompani. Tashmë do të çojmë kërkesën për ofertën financiare. Për prishjet, fillojmë njëherë me shkollat, me “Qazim Turdiun”, “Lasgush Poradecin”, shkolla në Pezë Helmes. Kështu që kemi një kalendar vetëm prishje masive shkollash, duke qenë se kontratat janë marrë. Pra ai që ka marrë kontratën, bën edhe prishjen edhe transportimin e mbetjeve”, theksoi Veliaj.