Rovena Stefa është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndanë edhe foto nga përditshmëria me ndjekësit e saj.

Së fundmi këngëtarja i është nënshtruar një operacioni estetik në hundë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Rovena me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka treguar se ka dalë nga operacioni.

“Sapo dola nga OPERACIONI I HUNDËS me sukses” shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Kujtojmë që janë të paktë personat publikë që flasin për ndërhyrjet estetike, por si duket Rovena nuk e ka aspak problem një gjë të tillë.