Këngëtarja e njohur, Arilena Ara ishte disa ditë më parë pjesë e rubrikës Tani mund të këndosh tek e Diela Shqiptare, ku në një intervistë me Ardit Gjebrenë, rrëfeu shumë detaje nga karriera dhe jeta e saj private. Ndërkohë dy ditë më parë doli lajmi se Arilena Ara ishte shfaqur në Vogue Italia, e zgjedhur mes tetë vajzave të fuqishme nga e gjithë bota. MAXRIENY nga stilistja Sara Wong debuton në Javën e Modës në Milano, ku do të prezantohet koleksioni i ri SS 2021. Për këtë rast, marka kineze e veshjeve në bashkëpunim me Vogue Italia, kanë organizuar eventin dixhital special të titulluar Për gratë e fuqishme.

Sara Wong, drejtuesja kreative e shtëpisë së modës, ka ftuar 8 talente ndërkombëtare që të interpretojnë dhe të flasin, teksa mbajnë veshur krijimet e saj. 8 gratë janë zgjedhur nga e gjithë bota, përfshirë SHBA-në, Italinë e vende të tjera, dhe secila prej tyre ka atë që përfaqëson koleksioni SS 2021: Balancën, elegancën, vendosmërinë dhe janë unike. Në videon prezantuese të eventit, për disa sekonda shfaqet dhe artistja shqiptare Arilena Ara. Fituesja e Festivalit të Këngës 2019- të është zgjedhur nga Wong dhe Vogue Italia për të qenë pjesë e kastit të femrave të fuqishme, që influencojnë vajzat në të gjithë botën. Në klipin e shkurtër Arilena përshkruan ndjesinë e veshjes që mban, si e bën të duket. Si të gjithë vajzat e tjera pjësëmarrëse, Arilena rrëfen filozofinë e “MAXRIENY”, dhe së bashku do të jenë pjesë e shfaqjes së modës që do të transmetohet në të gjithë botën në 23 shtator.

Në video po ashtu mund të dëgjoni vetë dizajneren Wong, e cila zbulon atë që e ka frymëzuar për këtë koleksion që do të përmbajë 20 veshje, kulturat dhe periudhat historike që kanë qenë gjithmonë të pranishme dhe të ndërthurura në krijimet e saj. Por le të kthehemi tek Arilena Ara, talenti shqiptar që u zgjodh mes tetë vajzave nga e gjithë bota që kanë influencë tëk vajzat në gjithë botën. Si arriti të ketë trupin e sportistes, dhe të gjitha sakrificat që ajo bën duke mos e shijuar rininë ashtu si moshatarët e saj bëjnë? Në këtë ditëlindje të 22-të, këngëtarja që triumfoi në Festivalin e Këngës në RTSH me Shaj rrëfeu për një revistë gjithçka nga stili i saj i jetës, për të aritur këtu ku është në karrierë. Bashkë me një set fotosh me bikini në Jug të Shqipërisë, ajo rrëfen shumë detaje jeta shumë strike që bën, duke u fokusuar vetëm tek aritja e qëlloimeve të saj. Se cilat janë disa perferenca të tjera në stilin e saj të jetës, Arilena i zbulon një nga një.