Prej kohësh është premtuar se do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve në vend mirëpo më në fund erdhi dita që të thuhen se kur do rriten dhe mbi të gjitha sa. Kryeministri Edi Rama teka ka qënë në një vizitë në maternitetin e ri të Beratit është shprehur se pagat për stafin mjekësor do të rriten me 40%. Shifër kjo që për kryeministrin e vendit është mjaft e konsiderueshme.
“Janë projekte shumë cilësore. Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë për pagat e personelit shëndetësor. Do jetë rritje e konsiderueshme. Nuk e kemi ende shifrën finale por besoj se do arrijmë në 40%. Do kemi rritje 40%”, tha Rama.