Në bashkinë e Rrogozhinës vijon puna për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, pasi kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit. Kryetarja e bashkisë së Rrogozhinës, Antonela Dedej ka vizituar disa familje të cilat kanë patur dëmtime nga tërmeti me shkalle DS3 dhe DS2 në fshatrat Kryevidh, Sterbeg dhe Sharrdushk.
Dedej tha për ATSH-në se janë 350 grante për riparim banesash në bashkinë që ajo drejton. Ajo ka theksuar ndër të tjera se puna vazhdon pa ndërprerje në mënyrë që brenda 2-3 javëve familjet të hyjnë në banesat e tyre.