Lëkundje të tjera tërmeti janë regjistruar këtë pasdite në vendin tonë. Faqja e njohur për lëkundjet sizmike, EMSC raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë 4 kilometra larg Lushnjës dhe 33 kilometra larg qytetit të Elbasanit.
Tërmeti ishte me magnitudë 3.0 i shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 10 kilometrash. Pavarësisht se lëkundjet janë ndjerë në Lushnjë e Elbasan, deri tani nuk raportohet për dëme materiale.