Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka lajmëruar fillimin e shpërndarjes së librave falas për 250 mijë nxënës në të gjithë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shahini u ka bërë thirrje prindërve dhe mësuesve që të kujdesen për shëndetin duke respektuar rregullat e distancimit fizik, për shkak të koronavirusit.

“Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

Është shumë e rëndësishme që edhe gjatë ditëve në vijim gjatë shpërndarjes së librave, çdo nxënës, prind e mësues të ruajë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit fizik”, shkruan Shahini.