Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka dërguar letër pesë prefektuarave në vend, për të marrë masa pasi gjatë fundjavës pritet mot me reshje të shumta shiu. Letra u është nisur prefekturave të Shkodrës, Lezhës, Fierit, Vlorëës dhe Gjirokastrës.
Duke cituar të dhënat e IGJEUM, theksohet se në veri perendim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të sjellin edhe përmbytje. Zonat që rre zikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja. Apeli shkon për marrjen e masave në mënyrë që të parandalohen situata të rënda. “Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rr eziku”, thuhet në letër.