Shkolla 9- vjeçare “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull, Durrës, do të rihapë dyert në 26 nëntor, e rilindur nga gërmadhat dhe me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave europiane.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama teksa publikoi foto të projektit të shkollës dhe siguroi se 143 shkolla të reja me standarde europiane do të jenë gati brenda vitit 2021.

“143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”, deklaroi Kryeministri.